Flash News

Bota

SHBA - Iran pritet të fillojnë raundin e dytë të bisedimeve në Pakistan

SHBA - Iran pritet të fillojnë raundin e dytë të bisedimeve

Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të rifillojnë bisedimet për paqen në Pakistan, pas ndërmjetësimit të autoriteteve pakistaneze, raportojnë burime diplomatike për Sky News.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pritet të udhëtojë sonte drejt Islamabadit i shoqëruar edhe nga një delegacion.

Sipas një burimi të qeverisë pakistaneze, në kryeqytetin pakistanez tashmë ndodhet një ekip logjistik dhe sigurie nga SHBA-ja.

Burimi thekson se një raund i dytë i bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të zhvillohet si rezultat i diskutimeve të zhvilluara me ekipin ndërmjetësues pakistanez.

Më herët gjatë ditës, Araghchi ka zhvilluar biseda me homologun e tij pakistanez, si dhe me kreun e ushtrisë së Pakistanit.

 

Të fundit