Flash News

Bota

SHBA-ja sulme ajrore në kufirin Irak-Siri, raportohet për disa viktima

SHBA-ja sulme ajrore në kufirin Irak-Siri, raportohet për disa viktima
Foto ilustruese

SHBA-ja kanë nisur sulme ajrore kundër një milicie të mbështetur nga Irani në kufirin Irak-Siri. Sulmet goditën "objektet operative dhe të magazinimit të armëve", në përgjigje të sulmeve me dronë mbi forcat e SHBA-së, raporton BBC.

Presidenti Joe Biden "do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan", tha Pentagoni. Por nuk dha asnjë informacion mbi viktimat. Ndërsa një grup monitorimi tha se pesë militantë u vranë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Mbretërinë e Bashkuar bëri me dije se disa militantë u plagosën në Siri "në një sulm nga aeroplanët luftarakë të SHBA".

Agjencia shtetërore e lajmeve siriane Sana raportoi se një fëmijë kishte humbur jetën dhe të paktën tre persona të tjerë ishin plagosur. Ky është raundi i dytë i sulmeve ajrore që Presidenti Biden ka autorizuar kundër milicive të mbështetur nga Irani, që nga marrja e detyrës në janar.

Forcat amerikane me qendër në Irak janë goditur disa herë gjatë muajve të fundit nga sulmet me dron. Irani ka mohuar çdo përfshirje.

Rreth 2,500 trupa amerikane janë të vendosura në vend si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin xhihadist Shteti Islamik (IS).

Të fundit