Flash News

Bota

SHBA-ja po rihapet për udhëtarët plotësisht të vaksinuar

SHBA-ja po rihapet për udhëtarët plotësisht të

SHBA po lehtëson kufizimet e saj të udhëtimit në kuadër të pandemisë, duke u rihapur për pasagjerët nga Mbretëria e Bashkuar, BE dhe shtete të tjera.

Nga nëntori, udhëtarët e huaj do të lejohen të shkojnë në SHBA, nëse janë plotësisht të vaksinuar dhe i nënshtrohen testimit dhe gjurmimit të kontakteve.

SHBA ka pasur kufizime të ashpra për udhëtimet që nga fillimi i vitit të kaluar.

Masa i përgjigjet një kërkese të madhe nga aleatët evropianë dhe do të thotë që familjet dhe miqtë e ndarë nga kufizimet mund të ribashkohen.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Jeff Zients njoftoi rregullat e reja të hënën, duke thënë: "Kjo bazohet në individë dhe jo në një qasje të bazuar në vend, kështu që është një sistem më i fortë."

Kufizimet amerikane fillimisht u vendosën për udhëtarët nga Kina në fillim të vitit 2020, dhe më pas u shtrinë për vendet e tjera.

Rregullat aktuale ndalojnë hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar, një numër vendesh të tjera evropiane, Kinë, Indi, Afrikën e Jugut, Iran dhe Brazil brenda 14 ditëve të fundit.

Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të demonstrojnë dëshmi të vaksinimit para fluturimit, të marrin një rezultat negativ të testit Covid-19 brenda tre ditëve nga udhëtimi dhe të japin informacion për kontaktet. Ata nuk do të karantinohen.

Zyrtarët thanë se do të kishte disa përjashtime nga politika e re, për fëmijët që nuk kanë të drejtë të vaksinohen. Nuk ishte e qartë nëse rregullat e reja zbatoheshin vetëm për vaksinat e miratuara nga SHBA.

Burimi: BBC

Të fundit