Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Zyrtarë të lartë amerikanë e kinezë përmbyllën të premten një raund bisedimesh në Alaskë që Uashingtoni i cilësoi si “të vështira dhe të drejtpërdrejta”, të cilat nxorën në pah tensionet mes dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës në fillimet e administratës Biden.
Bisedimet u paraprinë nga vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë tek dy vende aleate, Japonia dhe Koreja e Jugut, të zhvilluara për të demonstruar një qëndrim më të ashpër ndaj Pekinit, gjë që u pasua nga një retorikë e fortë nga autoritetet kineze që paralajmëruan Shtetet e Bashkuara të braktisin çdo iluzion për kompromis.
"Prisnim të zhvillonim bisedime të vështira dhe të drejtpërdrejta mbi një gamë çështjesh dhe ashtu ndodhi,” tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan në komentet për gazetarët, pak sekonda pasi delegacioni kinez doli nga hoteli për t’u kthyer në atdhe.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po qëndronte përkrah zotit Sullivan, tha se nuk kishte mbetur i çuditur që delegacioni kinez ishte “hedhur në mbrojtje” pasi amerikanët ngritën shqetësime për shkeljet e të drejtave të njeriut në Xinjiang, Tibet, dhe Hong Kong, si dhe për sulmet kibernetike dhe presionin ndaj Tajvanit.
Por zoti Blinken shtoi se të dyja palët kanë pika të përbashkëta interesi në Iran, Korenë e Veriut, Afganistan dhe për ndryshimet klimatike.
"Lidhur me ekonominë, tregtinë, teknologjinë, u thamë homologëve tanë se po i rishikojmë këto çështje në konsultim me Kongresin, me aleatët dhe partnerët tanë dhe do të vazhdojmë të veprojmë në një mënyrë që mbron dhe avancon interesat e punëtorëve dhe bizneseve tona,” tha sekretari i shtetit.
Anëtarët e delegacionit kinez u larguan nga hoteli pa bërë komente për shtypin.
Pas komenteve në hapje të takimit të enjten nga zoti Blinken lidhur me sfidimin e rendit ndërkombëtar nga Kina, kryediplomati kinez Yang Jiechi u hodh në një fjalim plot kritika ndaj demokracisë amerikane si dhe politikave të jashtme e tregtare të Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara e akuzuan Kinën për “skena teatrale” për të impresionuar publikun kinez dhe secila palë akuzoi tjetrën se kishte shkelur protokollin diplomatik.
Qortimet dhe kritikat u bënë para kamerave, por një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve se sapo kameramanët ishin larguar nga salla, palët menjëherë kishin filluar punën dhe kishin zhvilluar bisedime pa dorashka.
Zhvendosje në Fokus
Megjithëse administrata e Presidentit Biden ende nuk e ka formuluar plotësisht politikën e saj ndaj Kinës, përfshirë reagimin ndaj tarifave mbi mallrat kineze, të vëna nga pararendësi i tij, zyrtarët amerikanë deri tani kanë ngritur problemin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike dhe raportimet për abuzime nga Kina.
“Jam shumë krenar për sekretarin e shtetit,” tha Presidenti Biden në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se çfarë mendonte për shkëmbimet e së enjtes.
Gjatë javëve të fundit, republikanë me peshë kanë përshëndetur përpjekjet e demokratit Biden për të rigjallëruar marrëdhëniet me aleatët e Amerikës për t’iu kundërvënë Kinës, duke u larguar nga motoja e ish-Presidentit Trump, “Amerika, e Para”. Presidenti ka folur për nevojën që Amerika të rikrijojë aftësitë e saj konkurruese. Shumë republikanë, të cilët kanë në dorë suksesin e këtyre planeve, e mbështetën qëndrimin e administratës pas shkëmbimeve të tensionuara në bisedimet e Alaskës.
"Kam plot pika mospajtimi me administratën Biden, por çdo amerikan duhet të bashkohet kundër tiranëve të Pekinit,” tha Senatori republikan, Ben Sasse përmes një deklarate.
Administrata Biden ende po vazhdon analiza e riformulime të politikave ndaj Kinës, ndërsa Yang dhe Wang janë veteranë të diplomacisë kineze, të cilët janë marrë prej dekadash me marrëdhëniet Uashington-Pekin. Në mediat sociale të autoriteteve kineze u përcollën komente me lëvdata për punën e diplomatëve kinezë, duke akuzuar delegacionin amerikan për mungesë sinqeriteti.
“Mendoj se administrata kineze po teston se çfarë rezultatesh mund të presë nga këto dialogje,” thotë Zack Cooper, studiues për politikat kineze në Institutin “American Enterprise”.
Dean Cheng i Fondacionit konservator “Heritage” tha se ndikimi global i Kinës është rritur deri në atë pikë sa që Pekini e sheh të mundur të ironizojë dhe kritikojë haptazi Shtetet e Bashkuara.
“Siç e sheh Kina këtë realitet: ‘Ju keni nevojë për ne e ne kemi nevojë për ju’,” thotë zoti Cheng.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jalina Porter tha të premten se Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës të lirojë shtetasit kanadezë Michael Spavor dhe Michael Kovrig, "të ndaluar në mënyrë arbitrare dhe të papranueshme”.
Ajo shprehu shqetësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara lidhur me vendimin e Pekinit për të zhvilluar një seancë të mbyllur gjyqësore për zotin Spavor dhe planet për të filluar gjyqin kundër zotit Kovrig të hënën. Të dy akuzohen nga Kina për spiunazh.
Kina arrestoi zotin Spavor dhe zotin Kovrig në dhjetor 2018, pak pasi policia kanadeze ndaloi Meng Wanzhou, shefe e financave për kompaninë teknologjike kineze Huawei Technologies, bazuar në një urdhër-arresti të nxjerrë nga Shtetet e Bashkuara. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38