Flash News

Bota

SHBA reagon pas tensioneve mes Putin dhe Wagner

SHBA reagon pas tensioneve mes Putin dhe Wagner

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me përplasjen mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe grupit mercenar Wagner.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se sot ka komunikuar me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, për këtë ngjarje.

Blinken shtoi se SHBA-të do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët.

Komunikova sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi.

Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”, shkroi ai në Twitter.

Të fundit