Flash News

Bota

SHBA u bën thirrje amerikanëve që të largohen nga Ukraina: Situata është e paparashikueshme, mund të përkeqësohet në çdo kohë

SHBA u bën thirrje amerikanëve që të largohen nga Ukraina:

Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë thirrje amerikanëve që ndodhen në Ukrainë që të largohen nga vendi. Kjo thirrje vjen teksa rreziku i pushtimit rus po rritet. Nga ana tjetër Kremlini akuzon SHBA-në se po nxit tensione në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar disa paralajmërime se pushtimi është afër, duke iu kërkuar shtetasve të vet dhe familjarëve të stafit të ambasadës në Kiev që të largohen nga Ukraina.

Ambasada thekson se situata është e paparashikueshme dhe mund të përkeqësohet në çdo moment.

“Situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e paparashikueshme për shkak të rritjes së kërcënimit nga veprimi ushtarak rus dhe mund të përkeqësohet në çdo kohë.

Ambasada amerikane u bën thirrje shtetasve amerikanë në Ukrainë që ta konsiderojnë mundësinë që të largohen përmes mundësive të transportit komercial apo privat”, thuhet në deklaratën e ambasadës, sipas ‘Radio Evropa e Lirë’.

Rusia ka mohuar se po planifikon një sulm, por ajo ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë Ukrainës në javët e fundit, duke bërë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s të nxitojnë për t'u përgatitur për një luftë të mundshme.

 

Të fundit