Flash News

Bota

Shefi i NATO-s: Putin do të përdorë dimrin si armë lufte

Shefi i NATO-s: Putin do të përdorë dimrin si armë lufte

Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të përdorë dimrin në Ukrainë si një armë lufte, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke folur për gazetarët, Stoltenberg deklaroi se anëtarët e aleancës së mbrojtjes kanë dorëzuar gjeneratorë dhe pjesë këmbimi për të ndihmuar Ukrainën që të riparojë infrastrukturën e saj të shkatërruar energjetike.

Ushtria ruse ka shënjestruar rrjetin elektrik të Ukrainës me sulme ajrore për javë të tëra, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike.

“Ne duhet të jemi të përgatitur që më shumë refugjatë të kalojnë në pjesën tjetër të Evropës” si rezultat i “sulmit të qëllimshëm të Rusisë ndaj shërbimeve kritike”, thotë Stoltenberg.

Më tej shtoi se presidenti Vladimir Putin po "dështon" në luftën e tij dhe si rezultat mund të priten më shumë sulme ndaj Ukrainës.

Që nga pushtimi në shkurt, ai vë në dukje se Rusia ka hequr dorë nga Kievi, Khakriv dhe Kherson, duke shtuar se kjo është një "shenjë dobësie".

Burimi: BBC

 

Të fundit