All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Shefja e KE-së: Ushqimi tani është pjesë e arsenalit të terrorit, Putini një i pashpirt

All - Paragraf - 1

Shefja e KE-së: Ushqimi tani është pjesë e arsenalit të

Ushqimi është bërë pjesë e "arsenalit të terrorit" të Rusisë, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

All - Paragraf - 3

Në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg, von der Leyen theksoi nevojën urgjente për të rivendosur portet e Detit të Zi të Ukrainës, si një ilaç për krizën e afërt globale të ushqimit.

“Ky është një rrethim i ftohtë, i pashpirt dhe i llogaritur nga Putini ndaj disa prej vendeve dhe njerëzve më të cenueshëm në botë. Dhe prandaj tani, të nderuar deputetë, ushqimi është bërë tashmë pjesë e arsenalit të terrorit të Kremlinit dhe ne nuk mund ta tolerojmë atë”, u tha von der Leyen ligjvënësve të BE-së.

Sanksionet e BE-së kundër Rusisë “nuk prekin mallrat bazë ushqimore”, theksoi shefi i Komisionit të BE-së.

“Ato nuk ndikojnë në tregtinë e drithërave apo ushqimeve të tjera ndërmjet Rusisë dhe vendeve të treta. Dhe embargoja e portit ka në mënyrë specifike përjashtimin e plotë të mallrave bujqësore”, shtoi ajo, duke theksuar nevojën për të kundërshtuar “dezinformimin” rus për krizën ushqimore.

Vërejtjet e saj vijnë ndërsa ministrat e jashtëm rus dhe turq mbajtën takime në Ankara të mërkurën për të diskutuar çështjet lidhur me eksportet e drithit nga Ukraina.

Von der Leyen falënderoi Kombet e Bashkuara për "përpjekjet" e tyre për të ndihmuar në rivendosjen e porteve të Detit të Zi të Ukrainës, duke përsëritur se "shumica e grurit ukrainas mund të eksportohet" vetëm përmes këtyre rrugëve.

Ekziston një pritje që BE të tregojë "të njëjtin solidaritet" që "i ka treguar Ukrainës kur bëhet fjalë për trajtimin e krizës ushqimore në botë", shtoi ajo, duke e angazhuar bllokun për këtë detyrë.

Burimi: CNN

Të fundit