All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Shembja e urës së Baltimores, 6 të vdekur

All - Paragraf - 1

Shembja e urës së Baltimores, 6 të vdekur

Mëngjesin e së martës një anije me kontejnerë u përplas në Urën historike Francis Scott Key pranë qytetit amerikan të Baltimores, duke shkaktuar shembjen e pjesës më të madhe të saj.

All - Paragraf - 3

Disa automjete që udhëtonin në urë u zhytën në ujërat e lumit Patapsco. Disa orë më vonë, roja bregdetare tha se të paktën gjashtë persona supozohej të kishin vdekur.

Sipas zyrtarëve, tetë persona ishin në urë kur ajo ra. Të paktën dy persona u shpëtuan – njëri u dërgua në spital. Gjashtë të tjerë, të cilët besohet se ishin pjesë e një ekipi të ndërtimit të rrugëve, janë shpallur të vdekur.

Guvernatori i Maryland, Wes Moore ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe Porti i Baltimores mbetet i mbyllur për anijet.

Të fundit