Flash News

Bota

Shërbimi Sekret i Ukrainës merr përgjegjësinë për vrasjen e komandantit të lartë rus

Shërbimi Sekret i Ukrainës merr përgjegjësinë për

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin me bombë që vrau gjenerali  rus dhe komandantin e forcave të mbrojtjes bërthamore, Igor Kirillov në një operacion special që ata kryen në Moskë të martën.

Përfaqësues të SBU, thanë për Reuters se Kievi e konsideron Kirillov një kriminel lufte dhe një “shënjestër absolutisht legjitim”, duke e akuzuar atë për urdhërimin e përdorimit të armëve kimike të ndaluara kundër forcave ukrainase në luftë.

“Një fund i tillë i palavdishëm i pret të gjithë ata që vrasin ukrainasit. Ndëshkimi për krimet e luftës është i pashmangshëm”, kanë deklaruar ata.

Igor Kirillov, i cili drejtoi Forcat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, vdiq jashtë një pallati në Ryazansky Prospect, rreth 7 kilometra në juglindje të Kremlinit, nga një bombë e fshehur në një skuter elektrik.

 “Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike të forcave të armatosura të Federatës Ruse, dhe ndihmësi i tij u vranë ,” tha Komiteti Hetimor.

Fotot e postuara në kanalet ruse të Telegramit tregojnë hyrjen e një ndërtese të dëmtuar rëndë dhe dy trupa të shtrirë në dëborë.

 

Të fundit