Flash News

Bota

Shifrat, rritet papunësia e të rinjve në Eurozonë

Shifrat, rritet papunësia e të rinjve në Eurozonë

Papunësia në Eurozonë mbeti e qëndrueshme në 6.6% gjatë qershorit, krahasuar me muajin e mëparshëm, njoftoi zyra e statistikave të BE-së, Eurostat.

Sa i përket papunësisë së të rinjve, treguesit në qershor shënuan rritje krahësuar me muajin maj.

Eurostat vlerëson se rreth 12.9 milionë burra dhe gra në Bashkimin Evropian janë të papunë. Nga kjo shifër, rreth 2.5 milionë janë nën moshën 25 vjeç.

Treguesit ndryshojnë sipas vendeve të BE-së. Papunësia ishte më e larta në Spanjë dhe Greqi me përkatësisht 12.6% dhe 12.3%. Republika Çeke ka shkallën më të ulët të papunësisë në BE me 2.4%.

Shkalla e papunësisë në BE për gratë është pak më e lartë se ajo për burrat.

Të fundit