Flash News

Bota

Shkarkohet kryeministri i Tunizisë pas protestave të dhunshme

Shkarkohet kryeministri i Tunizisë pas protestave të dhunshme

Protestat e dhunshme në Tunizi kanë sjellë shkarkimin e kryeministrit të vendit. Presidenti e ka shkarkuar këtë të fundit dhe ka pezulluar parlamentin.

Mijëra protestues, të zemëruar me mënyrën se si qeveria kishte menaxhuar pandeminë dolën në rrugë u përleshën me policinë të dielën.

Presidenti Kais Saied njoftoi se do të merrte përgjegjësinë me ndihmën e një kryeministri të ri, duke thënë se ai synonte të sillte qetësi në vend. Por kundërshtarët e quajtën lëvizjen e tij një grusht shteti.

Saied tha në një fjalim televiziv: "Ne kemi marrë këto vendime ... derisa paqja sociale të kthehet në Tunizi dhe derisa të shpëtojmë shtetin."

Protestuesit shpërthyen në festë teksa pas lajmit se kryeministri Hichem Mechichi ishte shkarkuar. Presidenti Saied u bashkua me turmat në kryeqytetin Tunis.

Burimi: BBC

Të fundit