Flash News

Bota

Shkon në 155 numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në 155 numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë

Të paktën 155 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që përfshiu zona të mëdha të Spanjës.

Një përpjekje e madhe shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur një numër të madh të njerëzve ende të zhdukur - por sinoptikanët po paralajmërojnë se më shumë shi i rrëmbyeshëm është parashikuar të bjerë në disa nga zonat më të goditura, shkruan Skynews

Autoritetet në Valencia njoftuan se shifra e re e viktimave përfaqëson një rritje të konsiderueshme në krahasim me numrin e fundit zyrtar të raportuar këtë mëngjes. 

Autoritetet kishin paralajmëruar se numri i njerëzve të vrarë do të rritet - duke thënë se shumë njerëz ishin ende të zhdukur dhe se ata ishin të vetëdijshëm se dhjetëra trupa ende nuk ishin nxjerrë nga makinat e bllokuara.

Të fundit