Flash News

Bota

Shkon në 48 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

Shkon në 48 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

Numri i njerëzve të vdekur nga një tërmet i fuqishëm në Japoni, i cili shkaktoi shembjen e shtëpive dhe paralajmërime për cunami, tashmë ka shkuar në 48, raporton BBC.

Numri mund të rritet më tej ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, thonë zyrtarët.

Rreth 1000 persona janë angazhuar duke kërkuar për njerëz që mendojnë se mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.  
Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime duke përfshirë ushqim, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të largohen nga shtëpia. 
Të gjitha këshillat për cunami tani janë hequr përgjatë Detit të Japonisë, që do të thotë se nuk ka më rrezik për një ngjarje të tillë.   

Të fundit