Flash News

Bota

Shpërfilli sanksionet, Kremlini e pranon: Ekonomia ruse po përjeton goditje serioze

Shpërfilli sanksionet, Kremlini e pranon: Ekonomia ruse po përjeton

Ekonomia ruse po ndikohet si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Perëndimi. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke pranuar se sanksionet të cilat Rusia nuk i llogariste, po shkaktojnë pasoja.

“Ekonomia e Rusisë po përjeton goditje serioze. Por ka një kufi sigurie, ka potencial, ka disa plane, puna është duke u zhvilluar. Ekonomia do të qëndrojë në këmbë“, u shpreh Peskov për CNN.

Në fjalimin e tij të martën, presidenti Biden tha se ekonomia ruse ishte “rrëmbyer” nga të gjitha sanksionet. Duke folur me udhëheqësit politikë në Uashington, Biden e filloi fjalimin duke nënvizuar unitetin kundër Rusisë brenda Shteteve të Bashkuara dhe midis aleatëve të saj.

“E ardhmja jonë është e farkëtuar”, tha Biden në mbyllje.

Peskov tha ndër të tjera se presidenti Putin nuk e kishte dëgjuar fjalimin e Biden, por do të merrte një raport të shkruar për të.

Të fundit