Flash News

Bota

Shpërthen bomba e Luftës së Dytë Botërore në Japoni

Shpërthen bomba e Luftës së Dytë Botërore në

Një shpërthim është regjistruar në aeroportin Miyazaki të Japonisë të mërkurën. Mësohet se rasti është regjistruar nga shpërthimi i një bombe të Luftës së Dytë Botërore, e cila shkaktoi një gropë të madhe në një nga pistat e aeroportit. 

Pas ngjarjes janë anuluar më shumë se 80 fluturime. Zyrtarët e ministrisë thanë se nuk kishte aeroplan aty pranë kur shpërtheu bomba. Zyrtarët thanë se një hetim nga forcat e vetëmbrojtjes dhe policia konfirmoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë amerikane 500 kg dhe nuk kishte asnjë rrezik të mëtejshëm.


Një video e kapur pranë aeroportit tregoi shpërthimin teksa dukeshin copa asfalti në ajër si një "shatërvan" pluhuri. Videot e transmetuara nga televizioni japonez treguan një gropë që thuhet se është rreth shtatë metra në diametër dhe një metër i thellë.

 

Të fundit