Flash News

Bota

Shpërthen vullkani në ishullin Java/ Humbin jetën 13 persona, devijohet fluturimi i avionëve

Shpërthen vullkani në ishullin Java/ Humbin jetën 13 persona,

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një vullkan shpërtheu në ishullin Java të Indonezisë, thanë autoritetet e emergjencës.

Zyrtarët thanë se të paktën 57 persona janë plagosur, shumë prej të cilëve kanë pësuar djegie të rënda, raporton BBC. Një zëdhënës i agjencisë indoneziane për zbutjen e fatkeqësive (BNPB) tha se të lënduarit po trajtoheshin në spitale dhe objekte të ndryshme mjekësore.

Shpërthimi ka lënë të paktën 11 fshatra në rrethin Lumajang të mbuluara me hi vullkanik, duke zhytur shtëpi dhe duke detyruar banorët të evakuohen.

Sipas zyrtarëve të BNPB, 902 persona janë evakuuar nga zona deri më tani. Por përpjekjet për evakuim janë penguar nga tymi, ndërprerja e energjisë elektrike dhe stuhitë e shiut.

Linjat ajrore janë paralajmëruar për renë e hirit që ngrihet deri në 15,000, që është më e lartë se lartësia e qarkullimit të avionëve, tha për BBC Campbell Biggs, një meteorolog në VAAC.

Ai shtoi se kjo do të detyronte shumicën e linjave ajrore në afërsi të devijojnë fluturimin për të shmangur renë. Hiri që ngurtësohet në pjesët më të ftohta të motorëve të avionit mund të prishë rrjedhën e ajrit, gjë që mund të çojë në bllokimin ose dështimin e plotë të motorëve. domosdoshmëri.

Të fundit