Flash News

Bota

Shpërthim i fortë në Paris, 29 të plagosur

Shpërthim i fortë në Paris, 29 të plagosur

29 persona janë plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi të madh në qendër të Parisit.

Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë që strehonte një shkollë projektimi dhe selinë e sistemit arsimor katolik në Rue Saint-Jacques, në lagjen e pestë të kryeqytetit francez.

Sipas dëshmitarëve, para shpërthimit ka pasur një erë të fortë gazi. Autoritetet kanë thënë se shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar.

Ndërtesa fillimisht u përfshi nga zjarri, por më vonë zjarri u vu nën kontroll, tha shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez.

Zona ku ndodhi shpërthimi shkon në jug nga lagjja Latine në zonën e Bregut të Majtë të Parisit, e cila është e njohur për turistët dhe e njohur për popullsinë e saj studentore.

Të fundit