Flash News

Bota

Shpërthim i fuqishëm në Madrid

Shpërthim i fuqishëm në Madrid

Një shpërthim i fuqishëm dhe i befasishëm ka ndodhur në Madrid sot, rreth një orë më parë.  Sipas pamjeve të para të publikuara në mediat spanjolle dhe po ashtu edhe në rrjetet sociale shihet që shpërthimi ka shkatërruar një pallat të tërë, veçanërisht tri katet e sipërme.

Pallati i shkatërruar ndodhet në zonën e Calle de Toledo, që është izoluar dhe evakuuar nga forcat e rendit, dhe sipas informacioneve paraprake të mediave spanjolle shërbente pjesërisht si azil për të moshuar.

Nga të dhënat e para nuk ka informacione për viktima, por forcat speciale kanë rrethuar perimetrin ku ka ndodhur kjo ngjarje- shkaqet e së cilës nuk dihen ende.

Të fundit