Flash News

Bota

Shpërthim në fabrikën e kimikateve, humbin jetën dhjetëra punonjës

Shpërthim në fabrikën e kimikateve, humbin jetën

Një shpërthim zjarri ka vrarë 38 njerëz në Kinë. Ngjarja ka ndodhur në një fabrike që merrej me kimikate dhe mallra të tjera industriale në provincën Henan të Kinës qendrore.

AP raporton se u deshën rreth 3 orë e gjysmë për të vënë nën kontroll flakët. Autoritetet ende nuk kanë dhënë asnjë informacion për shkakun e zjarrit, megjithëse Kina ka një histori aksidentesh industriale të shkaktuara nga masat e dobëta të sigurisë, të nxitura nga rritja e konkurrencës dhe korrupsioni midis zyrtarëve.

Kushtet e këqija të magazinimit, daljet e mbyllura dhe mungesa e pajisjeve të zjarrfikësve shpesh përmenden si shkaqe të drejtpërdrejta.

 

Të fundit