Flash News

Bota

Shpërthim në Kabul, 7 të vdekur 20 të plagosur

Shpërthim në Kabul,  7 të vdekur 20 të plagosur

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur në një shpërthim në një autobus në kryeqytetin afgan.   

Zëdhënësi i policisë së Kabulit Khalid Zadran tha se shpërthimi ndodhi në lagjen Dasht-e-Barchi të kryeqytetit, një enklavë e komunitetit historikisht të shtypur shiit Hazara, shkruajnë mediat e huaja. 

“Një shpërthim ndodhi në një autobus që transportonte pasagjerë civilë në zonën Dasht-e-Barchi të Kabulit, për fat të keq shtatë nga bashkatdhetarët tanë ranë dëshmorë dhe 20 të tjerë u plagosën”, tha Khalid Zadran në një postim në faqen e rrjeteve sociale X.

Të fundit