Flash News

Bota

Shpërthime në bazën ruse të Krimesë

Shpërthime në bazën ruse të Krimesë

Një bazë ushtarake në Krimenë e pushtuar nga Rusia është goditur nga një seri shpërthimesh, duke lënë të lënduar të paktën dy persona.

Zyrtarët rusë thanë se një zjarr shkaktoi shpërthimet në një depo armësh në zonën Dzhankoi në veri të Krimesë, raporton BBC. Është e paqartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet.

Javën e kaluar avionët luftarakë rusë u shkatërruan në një sulm të dukshëm ukrainas në bregun e Krimesë.

Këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak e përshkroi incidentin si çmilitarizim në veprim, duke treguar se shpërthimet nuk ishin aksidentale.

Të fundit