Flash News

Bota

Shpërthime në Krime, plagoset zyrtari i lartë ukrainas

Shpërthime në Krime, plagoset zyrtari i lartë ukrainas

Tre persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në një makinë, ditën e sotme në Krime.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në periferi të Simferopolit dhe një nga të plagosurit është një zyrtar i rangut të lartë nga pjesa e pushtuar e Zaporizhia, në Ukrainën juglindore.

Kievi ka shprehur vazhdimisht synimin e tij për të rimarrë gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014, të cilin komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh.

Të fundit