Flash News

Bota

Shpërthimi në centralin bërthamor, Ukraina raporton për viktima

Shpërthimi në centralin bërthamor, Ukraina raporton për

Forcat ruse sulmuan mbrëmjen e djeshme centralin bërthamor Zaporizhzhia më të madh jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë Evropën.

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme ukrainase thotë se nga shpërthimi kanë mbetur të vrarë disa njerëz ndërsa të tjerë janë plagosur, por numri i tyre nuk bëhet i ditur., raporton BBC.

Ministria shton se punonjësit po monitorojnë zonën përreth centralit për t'u siguruar që po funksionon në mënyrë të sigurt dhe nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale.

“Mijëra njerëz, përfshirë civilët që aktualisht nuk janë në gjendje të evakuojnë zonën pranë uzinës për shkak të granatimeve dhe luftimeve të vazhdueshme – do të lëndoheshin nga kjo”, thuhet në deklaratë.

Nëse procesi i ftohjes së karburantit bërthamor brenda njësive të energjisë nuk jep parametra normalë, mund të ketë dëmtime radioaktive në shkallë të gjerë.

Në përputhje me reagimin e presidentit ukrainas, ministria thotë se një fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia mund të jetë më e keqe se aksidentet e mëparshme në centralet bërthamore, si në Çernobil dhe Fukushima.

“Rusia me vetëdije ka ndërmarrë një sulm të armatosur në lokacionin e energjisë bërthamore, një veprim që shkeli të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare brenda IAEA, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike”, thotë deklarata.

Ministria i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë për të detyruar trupat ruse të largohen nga zona, për të garantuar sigurinë e saj.

Të fundit