Flash News

Bota

Shpëtohen mbi 700 emigrantë në Mesdhe

Shpëtohen mbi 700 emigrantë në Mesdhe

Anijet humanitare shpëtuan mbi 700 emigrantë në brigjet e Libisë dhe Maltës në vetëm një fundjavë, raportojnë mediat e huaja. Grupi i ndihmës për emigrantët "Ocean Viking" tha se anija e tij kishte kryer gjashtë operacione në ujërat ndërkombëtare që nga e shtuna.

Në operacionin e fundit, ai shpëtoi 106 persona në brigjet e Maltës, pasi alarmit që u ngrit nga grupi gjerman i ndihmës. Vetëm pak orë më parë u shpëtuan rreth 400 njerëz "nga një varkë e madhe prej druri" në Mesdheun qendror.

Vetëm "Ocean Viking" ka 555 pasagjerë në bord nga operacionet e kësaj fundjave, përfshirë të paktën 28 ​​gra, dy prej të cilave janë shtatzënë. Ende nuk është përcaktuar  se në cilin port të sigurt evropian do të zbresin.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, rreth 1,113 viktima u regjistruan në Mesdhe në gjysmën e parë të këtij viti - që është më shumë se dyfishi i  shifrës së regjistruar gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kalimi qendror mesdhetar, midis Libisë dhe Italisë ose Maltës, është deri tani më vdekjeprurësi në botë, me 930 viktima.

 

Të fundit