Flash News

Bota

Shqetësimet për efekte anësore, Danimarka heq nga përdorimi vaksinën Johnson & Johnson

Shqetësimet për efekte anësore, Danimarka heq nga përdorimi
Foto ilustruese

Autoriteti shëndetësor i Danimarkës njoftoi të hënën, se ky shtet ka vendosur të mos e përdorë vaksinën Johnson & Johnson me arsyetimin se shkakton efekte anësore.

"Autoriteti danez i Shëndetësisë ka arritur në përfundimin se përfitimet e përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson nuk tejkalojnë rrezikun e shkaktimit të efekteve të dëmshëm, VITT, në ata që marrin vaksinën. Prandaj, do të vazhdojmë programin e vaksinimit masiv kundër Covid-19 pa vaksinën Johnson & Johnson", thuhet në deklaratë, raporton Euronews.

Autoriteti shtoi se vendimi "do të ndikojë ndjeshëm" në vaksinimin e qytetarëve të moshave 20-39 vjeç, pasi procesi do të vonohet deri në katër javë.

Të fundit