Flash News

Bota

Shtetet e Bashkuara do të emërojnë ambasadorin e parë të Arktikut

Shtetet e Bashkuara do të emërojnë ambasadorin e parë

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të emërojnë një Ambasador për Arktikun, mes rritjes së aktivitetit ushtarak rus në rajon.

Ambasadori do të vendoset për të çuar përpara politikën e SHBA-së në rajonin polar verior, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, shkruan BBC.

Të premten, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi për kërcënimin që paraqet Rusia në rajonet polare veriore.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim për shtrirjen e Kinës në Arktik.

Ambasadori i ri i SHBA-së do të angazhohet me shtatë vendet e tjera të Arktikut - Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Rusinë - si dhe me grupe indigjene dhe palë të tjera të interesuara, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Të fundit