Flash News

Bota

Shteti më i suksesshëm në luftën ndaj Covid-19

Shteti më i suksesshëm në luftën ndaj Covid-19
Foto ilustruese

Tajvani është ndër vendet më të suksesshme në botë sa i përket menaxhimit të gjendjes së pandemisë. Prej shpërthimit të pandemisë e deri më tani, numëron vetëm 724 raste të konfirmuara.

Së fundmi, autoritetet në Tajvan kanë deklaruar se edhe kur të fillojnë vaksinimet anti-Covid, bota duhet të mbetet vigjilente ndaj virusit.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Chen Shih-chung, ka deklaruar se të dhënat shkencore mbi efektin e vaksinës janë akoma të pamjaftueshme.

“Gjatë periudhave të para të vaksinimit, njerëzit duhet të vazhdojnë me masat e sigurisë”, i tha ai BBC-së.

Suksesi në luftën kundër koronavirusit i është atribuuar kryesisht kontrolleve të hershme dhe të rrepta në kufij, ndalimi i vizitorëve të huaj dhe karantinës së detyrueshme për të gjithë banorët e Tajvanit që kthehen në vend.

Të fundit