Flash News

Bota

Shtohet represioni, 648 të vrarë dhe mbi 10 mijë të arrestuar në protestat në Iran

Shtohet represioni, 648 të vrarë dhe mbi 10 mijë të

Të paktën 648 persona janë vrarë nga shërbimet e sigurisë iraniane gjatë demonstratave mbarëkombëtare që kanë përfshirë vendin, ndërsa mbi 10.600 protestues janë arrestuar, sipas të dhënave të raportuara nga organizata të të drejtave të njeriut. Trazirat po konsiderohen gjerësisht si sfida më serioze për Republikën Islamike të Iranit në vitet e fundit.

Protestat shpërthyen më 28 dhjetor dhe u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin. Sipas Eskandar Sadeghi-Boroujerdi, studiues i politikës së Lindjes së Mesme në Universitetin St Andrews, tha për "The Guardian" se ato nisën nga shitësit e elektronikës në pazaret e Teheranit, përpara se të shndërroheshin në një lëvizje mbarëkombëtare.

Qytetarët dolën në rrugë për arsye të ndryshme, që variojnë nga vështirësitë e rënda ekonomike deri te zemërimi i akumuluar për shtypjen politike dhe shkeljen e të drejtave civile. Fillimisht, qeveria iraniane adoptoi një ton pajtues, duke pranuar ankesat dhe të drejtën për protestë, por kjo qasje u braktis shpejt.

Pamje të shpërndara në rrjete sociale treguan forcat e sigurisë duke sulmuar spitale dhe duke dhunuar mjekë e pacientë, çka shkaktoi tronditje dhe zemërim të madh në opinionin publik.

Situata u përshkallëzua më tej të enjten, kur autoritetet mbyllën internetin dhe bllokuan thirrjet ndërkombëtare, duke e shkëputur Iranin nga bota e jashtme. Qeveria ka paralajmëruar edhe dënime me vdekje për protestuesit, të cilët i akuzon se veprojnë në emër të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Në reagim ndaj goditjes brutale të protestave, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake dhe ka paralajmëruar se çdo vend që bën biznes me Iranin do të përballet me tarifa 25% në tregtinë me SHBA-në.

Sipas Sadeghi-Boroujerdit tha se pakënaqësia në Iran është e thellë dhe e shumëanshme. “Irani po përballet me një krizë të rëndë uji, ndotje ekstreme të ajrit dhe mungesa të energjisë elektrike, si pasojë e keqmenaxhimit dhe infrastrukturës së amortizuar,” shprehet ai, duke shtuar se këto probleme kanë përkeqësuar ndjeshëm jetën e përditshme të qytetarëve.

Të fundit