Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

"Si e ke vajzën? A është mirë?", shkruhej në email-in dërguar Nazenin Ansarit, nga dikush që ajo dyshon se është një agjent iranian. Mesazhi ishte drithërues.
Nuk kishte ndonjë rëndësi që zonja Ansari ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar, ku si kryeredaktore e faqeve iraniane në internet Kayhan London dhe Kayhan Life, ajo kishte lirinë të njoftonte në media për zhvillimet në Teheran në mënyra që nuk ishin të mundshme brenda atdheut të saj.
Edhe ndërsa ndodhet 4,300 kilometra larg, njerëz të afërt me qeverinë iraniane ende përpiqen ta frikësojnë.
Mesazhet që kërcënojnë se do t'u bëhet ndonjë e keqe njerëzve të afërt, janë vetëm një nga taktikat që Irani dhe regjimet autoritare përdorin për të përndjekur gazetarët që raportojnë nga larg.
Burgosja nga Irani më herët këtë vit e vëllait të spikeres së kanalit të Zërit të Amerikës në gjuhën persiane, Masih Alinejad, nxorri më në pah rreziqet ndaj familjeve të gazetarëve.
Pas rastit të zonjës Alinejad, Zëri i Amerikës foli me mbi dymbëdhjetë gazetarë që jetojnë në diasporë për rreziqet që raportimi i tyre mund të sjellë për miqtë dhe të afërmit që kanë lënë në atdhe. Gazetarë nga Venezuela, Egjipti, Turqia, Kina dhe vende të tjera i treguan Zërit të Amerikës se si i shpëtuan persekutimit, ndërkaq që autoritetet e kthyen vëmendjen e tyre tek miqtë, familjet dhe kolegët.
Ndonjëherë, agjentët e sigurisë marrin në pyetje të afërmit, ose u kërkojnë të kontaktojnë gazetarin për t'i thënë që të ndalë mbulimin mediatik. Ose i kërcënojnë me pasoja financiare: shkarkime nga puna, humbje kontratash, ngrirje asetesh. Në raste më flagrante, prindërit dhe vëllezërit e motrat janë burgosur për periudha të gjata dhe pa u dhënë një arsye.
Gazetarët shtrëngohen të marrin vendime shumë personale nëse duhet ta vazhdojnë apo jo punën e tyre. Pasojat janë të rënda, si për gazetarët, ashtu edhe për audiencat të cilave u shërbejnë.
Kenneth Roth, drejtor ekzekutiv i organizatës Human Rights Watch (HRW), thotë se kërcënimi i anëtarëve të familjes ka qenë një mjet efikas me të cilin qeveritë kanë heshtur gazetarët.
"Disa familje e kanë diskutuar këtë paraprakisht dhe kanë vendosur që thjesht ta marrin atë rrezik përsipër. Në këtë rast, gazetari ose kritiku jashtë vendit do të vazhdojë (punën), duke ditur që familja e tij ose e saj është e gatshme të pranojë çmimin që mund t'u vendoset”, tha ai.
Por në raste të tjera, tha zoti Roth, siguria e anëtarëve të familjes do t'i heshtë gazetarët.
"Megjithëse gazetarët mund të kenë bërë zgjedhje të caktuara personale për t'u angazhuar në kritika ndaj një qeverie shtypëse, kjo nuk do të thotë që e gjithë familja dëshiron të marrë përsipër atë rrezik", tha zoti Roth për Zërin e Amerikës.
Robert Mahoney, zëvendës drejtor ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një organizatë jofitimprurëse për lirinë e shtypit, tha se frika nuk i lejon disa gazetarë të njoftojnë për përndjekjet.
"Mund të jetë e vështirë të marrësh detaje nga vende si Eritrea ose Kina ku familjet, veçanërisht ato të gazetarëve të burgosur, mund t'i tremben qoftë edhe të folurit, nga frika se mos ua bëjnë edhe më të keqe jetën të afërmve të tyre", i tha ai Zërit të Amerikës.
Ndërsa as Amnesty International dhe as CPJ nuk mbajnë statistika për gazetarët që ikin në mërgim, ata thonë se kërcënimet e familjarëve duket të jenë një trend në rritje në shumë vende autoritare.
Një sondazh i stafit nga shërbimi i BBC-së në gjuhën persiane, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tregon shkallën e ngacmimit për gazetarët në vetëm njërin rrjet.
Nga 102 gazetarë të stafit që iu përgjigjën sondazhit të marsit, 69 thanë se një ose më shumë të afërm në Iran ishin marrë në pyetje, ngacmuar ose kërcënuar nga autoritetet iraniane. Dhe gati gjysma thanë se kishin humbur një prind, por se ishin shumë të frikësuar për të udhëtuar në Iran për varrimin.
Korrespondentja speciale e shërbimit të BBC-së në gjuhën persiane, Kasra Naji, e cila ndau rezultatet e sondazhit me shërbimin persian të Zërit të Amerikës, tha se 152 gazetarë aktualë dhe ish-gazetarë të atij rrjeti janë ende nën hetim penal dhe ngrirje asetesh të urdhëruar nga qeveria në vitin 2017.
Përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për komente. Vendi i ka refuzuar ankesat në lidhje me masat e tij shtypëse, duke i thënë një komiteti të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në tetor 2018, se Teherani e sheh veten si një viktimë e "luftës mediatike" të financuar nga "qeveritë kundërshtare".
Irani, Kina dhe Egjipti janë të gjitha vende në të cilat autoritetet - duke mos patur mundësinë për të persekutuar një gazetar direkt - burgosin të afërmit, ndonjëherë për periudha të gjata dhe pa justifikuar akuzat.
Philippe Nassif, drejtor për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Amnesty International, thotë se është shkelje e ligjit ndërkombëtar të arrestosh cilindo pa arsye.
"Anëtarët e familjes nuk janë më përjashtim dhe, në fakt, shpesh vendosen në shënjestër kur disidentët janë jashtë vendit dhe jashtë kontrollit të shërbimeve të sigurisë", i tha ai Zërit të Amerikës.
Kur vëllai i drejtueses së emisionit në gjuhën perse të Zërit të Amerikës, zonjës Alinejad, u dënua me tetë vjet burg për akuza të sigurisë kombëtare, ajo akuzoi Iranin për marrjen peng të vëllait të saj për të heshtur kritikat e saj ndaj Teheranit. Zonja Alinejad drejton nga Nju Jorku emisionin Tablet për shërbimin në gjuhën persiane të Zërit të Amerikës. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38