Flash News

Bota

Si festohet Viti i Ri në botë, ritet më “të çuditshme”

Si festohet Viti i Ri në botë, ritet më “të

31 dhjetori është data më të rëndësishme e kalendarit, që festohet thuajse në të gjithë botën. Shumë kultura kanë praktika të ngjashme të festimeve, sikurse ka të tjera me tradita të veçanta. Më poshtë do iu sjellim disa nga ritet më "të çuditshme" që praktikojnë njerëzit në vende të ndryshme të globit.

Danimarka

Një rit të pazakontë për festën e Vitit të Ri e ka Danimarka. Aty njerëzit mbledhin enët e padëshiruara dhe i thyejnë në pragun e shtëpisë. Kjo përkthehet si një mënyrë për të larguar shpirtrat e këqij, duke mirëpritur energjitë pozitive.

Kinë

Kina nuk e feston Vitin e Ri më 31 dhjetor, si në kalendarin grigorian, por në një ditë që ndjek kalendarin hënor, e cila varion nga data 21 janar deri në 19 shkurt. Sipas traditës, gjatë festimeve njerëzit vishen me të kuqe, pasi vendaset e konsiderojnë si ngjyrë që sjell fat. Në dhomën e ndenjes vendosen enë të mbushura me nga tetë lloje ëmbëlsirash, sepse dhe numri tetë është shumë fatsjellës për kinezët.

Sipas traditës së lashtë kineze, sikurse dhe në shumë vende të botës, pastrimi i shtëpisë në këtë periudhë të vitit nxjerr jashtë saj “të ligat”, apo fatin e keq, që mund të jetë grumbulluar gjatë një viti. Orizi simbolizon harmoninë. Jiaoxi- është një gatim karakteristik i natës së ndërrimit të viteve.

Itali

Një traditë e veçantë në Itali është hedhja nga dritaret e sendeve të vjetra. Italianët e pëlqejnë shumë këtë zakon dhe e bëjnë atë me gjithë pasionin që është karakteristik për jugorët. Njerëzit besojnë se gjërat e reja do ta zënë vendin e të vjetrave.

Japoni

Pastrimi i shtëpisë për Vitin e Ri është një nga ritet që nuk mungon në Japoni. Në Japoni festohet duke falenderuar Zotat për të ardhurat, ndërsa shtëpitë dekorohen me rrënjë pishe, bambu dhe kashtë për të mirëpritur shpirtrat e të parëve. Për ndërrimin e viteve këmbanat e tempujve budiste bien 108 herë për të rrëfyer mëkatet e të gjithë njerëzve.

Rusi

Në Rusi Viti i Ri festohet dy herë, më 31 dhjetor sipas kalendarit gregorian dhe më 13 janar sipas atij Julian. 31 dhjetori kalohet me kërcime dhe ëmbëlsira. Në orën 00.00 hapen dyert për të pritur me gëzim vitin e ri.

Tajlandë

Tajlanda është ndër shtetet që nuk e feston Vitin e Ri më 31 dhjetor, por mes 13-15 prillit, që përkon me vitin e ri budist. Kjo është një nga festat më të dashura të vitit dhe më e ndjekura nga turistët. Si rite të veçanta bëhet larja e tempujve dhe fotove të Budës me ujë. Gjithashtu vëmendje merr dhe pastrimi i shtëpive. Ujë hidhet edhe në rrugë, pasi sipas tajlandezëve largon fatin e keq.

Spanjë

Spanjollët besojnë se nëse ha 12 kokrra rrushi në mesnatë dhe të shprehesh një dëshirë për secilin prej tyre, njëra prej tyre do të plotësohet.

Brazil

Brazilianët i largojnë shpirtrat e këqinj me rroba të bardha. Në momentin e ndërrimit të viteve shumë njerëz hidhen në det, ndërsa në qiell shpërthejnë fishekzjarret.

Ishujt Howland

E veçanta e ishujve Howland, të cilët gjendet pranë Shteteve të Bashkuara është se vendi i fundit në botë që presin Vitin e Ri. Kur akrepat në këtë ishull shënojnë 00.00 në disa vende të botës është data 2 janar. Megjithatë këtu askush nuk e feston Vitin e Ri, pasi ky është një ishull i pabanuar.

 

Të fundit