Flash News

Bota

Si mesazhet e urimit për Vitit të Ri çuan vdekjen e shumë ushtarëve rusë

Si mesazhet e urimit për Vitit të Ri çuan vdekjen e shumë

Ditën e Vitit të Ri, Ukraina kreu sulmin e saj më vdekjeprurës ndaj ushtrisë ruse. Një sulm me raketa në një kazermë, ku u raportua se po strehoheshin rreth 600 ushtarë rusë, çoi në 89 vdekje të konfirmuara.

Eksperti Sean Bell thotë se Rusia bëri disa gabime fatale që çuan në sulm. Ai shpjegon se Ukraina është përpjekur të përgjojë komunikimet ruse në mënyrë që të gjurmonte dhe sulmonte forcat e Moskës.

Ndërsa trupat e Moskës kanë komunikime të sigurta, sistemet nuk janë të disponueshme për të gjithë dhe ushtarët rusë kanë përdorur telefonat celularë.

Në natën e Vitit të Ri, një numër i madh ushtarësh rusë u mblodhën në një shkollë të braktisur dhe nisën të komunikonin me familjarët e tyre.

Kjo mjaftoi që ukrainasit të binin në gjurmët e tyre dhe t’i sulmonin. Bell fajëson më tej komandën ushtarake ruse, duke thënë se një numër kaq i madh trupash nuk duhet të ishin vendosur së bashku.

"Ata nuk duhet të kishin qenë kurrë atje, nuk duhet të kishin përdorur kurrë telefonat e tyre celularë," tha ai.

Ai shton se lufta moderne ka nevojë për "disiplinë dhe profesionalizëm dhe asnjë prej tyre nuk gjendet në një ushtri të rekrutuar" siç janë ushtarët që strehohen në kazermë.

Burimi: Sky News

Të fundit