Flash News

Bota

Si paraqitet situata në qytetin e rrethuar/ Rusia: Do të hapim një korridor evakuimi në Mariupol

Si paraqitet situata në qytetin e rrethuar/ Rusia: Do të hapim

Një zyrtar i lartë rus njoftoi se një korridor evakuimi do të hapet sot nga qyteti i rrethuar, Mariupol, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Korridori nga Mariupol në Zaporizhzhia do të hapet në orën 10:00 me orën lokale, sipas gjeneral-kolonelit Mikhail Mizintsev, kreu i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Mbrojtjes së Rusisë.

Forcat ruse – si dhe forcat e të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut – do të pezullojnë përdorimin e armëve, tha gjenerali.

Kryebashkiaku Vadym Boichenko ka thënë se korridoret e evakuimit kishin rënë kryesisht nën kontrollin e forcave ruse.

"Jo gjithçka është në fuqinë tonë," tha Boichenko të hënën, ndërsa shtoi se “Fatkeqësisht sot jemi në duart e pushtuesve”.

Mbombardimet disa javore e kanë shkatërruar qytetin bregdetar, kanë vrarë një numër të konsiderueshëm civilësh dhe kanë detyruar qindra mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Rreth 90% e ndërtesave të banimit në qytet janë dëmtuar, sipas të dhënave të lëshuara nga zyrtarët ukrainas. Nga këto ndërtesa, 60% u goditën drejtpërdrejt dhe 40% u shkatërruan.

Të fundit