Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sjellja e Putinit, e pabalancuar apo e qëllimshme për të shfrytëzuar frikën e Perëndimit?

Për dy dekada, Vladimir Putini e ka paraqitur shpesh veten ndaj rivalëve të tij si i pamatur dhe impulsiv. Por vendimi tij për një sulm ndaj Ukrainës – dhe tani vënia e forcave bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë – i ka bërë disa në Perëndim të shtrojnë pyetjen nëse presidenti rus është bërë mendërisht i paqëndrueshëm.
Ditët e fundit, Putini ka folur në televizion për Ukrainën duke përsëritur teori konspirative rreth neo-nazizmit dhe agresionit perëndimor, ka kritikuar shefin e tij të inteligjencës përpara kamerave ndërsa ishte i ulur vetëm nga ana tjetër e një salle të Kremlinit. Tani, me sanksionet e Perëndimit që kërcënojnë të gjymtojnë ekonominë e rrënuar të Rusisë, Putini ka urdhëruar gjendjen më të lartë të gatishmërisë për armët bërthamore, duke fajësuar sanksionet dhe ato që ai i quajti "deklarata agresive kundër vendit tonë".
Pasiguria rreth gjendjes së tij mendore shton një element tjetër në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Zyrtarët perëndimorë duhet të përballen me Putinin, pasi ata gjithashtu vënë në pikëpyetje aftësinë e tij për të kuptuar apo për të marrë parasysh pasojat kataklizmike – ose ndoshta po përdor qëllimisht dyshimet e kahershme për të.
Një ndihmës i presidentit francez Emmanuel Macron, i cili foli me Putin të hënën, tha se lideri rus iu përgjigj zotit Macron "pa treguar irritim, apo emocion dhe në një mënyrë shumë të vendosur".
"Mund të shohim se me gjendjen shpirtërore të Presidentit Putin, ekziston rreziku i përshkallëzimit" shtoi ndihmësi, i cili foli në kushte anonimi në përputhje me praktikën e presidencës franceze për bisedimet sensitive. "Ekziston rreziku i manipulimit nga Presidenti Putin për të justifikuar atë që është e pajustifikueshme".
Udhëheqësit e huaj janë përpjekur prej kohësh të futen në kokën e Putinit dhe kanë gabuar. Edhe në këtë krizë Putini po tregon shumë nga të njëjtat tipare që ai ka shfaqur që kur u bë lider i Rusisë. Zoti Putin ka drejtuar operacione ushtarake ndaj vendeve fqinje, teori konspiracionit dhe gënjeshtra të qarta, dhe ka urdhëruar operacione të guximshme si ndërhyrja në dy zgjedhjet e kaluara presidenciale në SHBA.
Ai mori i vetëm vendime historike si aneksimi i gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, duke u konsultuar vetëm me rrethin e tij të ngushtë të veteranëve të KGB-së dhe duke i mbajtur të gjithë të tjerët në errësirë. Ai ka qenë prej kohësh i rrethuar nga ushtarakë që hezitojnë të rrezikojnë karrierën e tyre duke mos bërë as thirrje për kujdes, e lëre më të shprehin opinione të kundërta.
Ai gjithashtu ka folur për luftën bërthamore dhe dikur mendonte se një konflikt i tillë do të përfundonte me shkuarjen e rusëve "në parajsë si martirë".
Ekspertët thonë se Putini mund të përdorë spektrin e konfliktit bërthamor për të thyer mbështetjen në rritje për mbrojtjen e Ukrainës dhe për të detyruar lëshime. Komentet e tij të fundit sugjerojnë gjithashtu se sanksionet po funksionojnë.
“Duhet të dimë se kjo është një shenjë që tregon se ne po e prekim”, tha Jim Townsend, ish-zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes dhe një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane. “Thjesht duhet ta kemi parasysh këtë. Duhet të qëndrojmë të ftohtë”.
Zyrtarët amerikanë u alarmuan nga një ese prej 5000 fjalësh e botuar nën emrin e Putinit në korrik që argumentonte se rusët dhe ukrainasit janë një popull dhe fajësonte intrigat e huaja për çdo ndarje. Një zyrtar i administratës Biden, duke folur në kushte anonimiteti, tha se komuniteti i inteligjencës ishte i shqetësuar se Putini po vepronte me "emocion" dhe i nxitur nga mllefet e së shkuarës.
Kohët e fundit, presidenti Macron shkoi për t'u takuar me zotin zotin Putin dhe pati disa telefonata të gjata përpara sulmit. Një zyrtar i lartë në zyrën e presidentit Macron tha javën e kaluar se zoti Putin "nuk ishte më i njëjti", ishte bërë "më i ngurtë, më i izoluar" dhe në thelb kishte kaluar në qasjen që po shohim tani.
Gjatë një darke pesë-orëshe mes dy liderëve, Putini kaloi më shumë kohë duke diskutuar për zgjerimin e NATO-s dhe revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë sesa duke diskutuar krizën e tanishme.
Vetëizolimi i perceptuar i Putinit u duk qartë në takimet e fundit zyrtare të transmetuara nga televizioni shtetëror. Ai u takua me udhëheqës të huaj dhe ndihmës të afërt duke qëndruar nga ana e kundërt e një tryeze të gjatë. Asnjë zyrtar rus që foli nuk dha një pikëpamje të kundërt.
"Ai nuk ka pasur aq shumë njerëz që kanë komunikuar drejtpërdrejt me të," tha senatori Mark Warner, një demokrat nga Virxhinia që kryeson Komisionin e Senatit për Inteligjencën. “Pra, ne jemi të shqetësuar se ky individ i izoluar është bërë një megalloman për sa i përket nocionit të tij se është figura e vetme historike që mund të rindërtojë Rusinë e vjetër ose të rikrijojë nocionin e sferës sovjetike”.
Putini ka qenë prej kohësh i përkushtuar për të rikuperuar lavdinë e humbur, për të shtypur disidencën dhe për të mbajtur fqinjët nën orbitën e Moskës. Në vitin 2005, ai e quajti rënien e Bashkimit Sovjetik "katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit". Rusia zhvilloi një luftë me Gjeorgjinë, ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, ka mbështetur separatistët në Ukrainën lindore dhe në fillim të këtij viti dislokoi për një periudhë të shkurtër trupa për të ndihmuar në shuarjen e protestave në Kazakistan.
Zemërimi i tij publik ndaj sovranitetit të Ukrainës daton shumë vite më parë. Në vitin 2008, raportohet se ai i ka thënë Presidentit George W. Bush, “George, duhet të kuptosh që Ukraina nuk është as një vend”.
Një vit më parë, ai shfaqi zemërimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në një fjalim të rëndësishëm në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, duke goditur zgjerimin e aleancës drejt lindjes dhe duke sulmuar ndërhyrjen ushtarake amerikane jashtë vendit. SHBA-të ishin të zhytura në atë kohë në Luftën e Irakut, e nisur në bazë të pohimeve të rreme se Iraku kishte aftësi armësh bërthamore.
“Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar kufijtë e tyre kombëtarë në çdo mënyrë”, tha Putini. "Kjo është e dukshme në politikat ekonomike, politike, kulturore dhe arsimore që u imponon vendeve të tjera."
Dy vjet më parë, presidenti Putin miratoi versionin e fundit të një politike ruse të parandalimit bërthamor që lejon përdorimin e armëve atomike në përgjigje të një sulmi bërthamor ose agresioni që përfshin armë konvencionale e që "kërcënon vetë ekzistencën e shtetit".
Bashkëpunëtori i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Medvedev, i cili shërbeu si president i vendit kur zoti Putini u zhvendos në postin e kryeministrit për shkak të kufizimeve të mandatit, tha në vitin 2019 se një lëvizje e Perëndimit për të shkëputur Rusinë nga sistemi financiar SWIFT do të përbënte një shpallje efektive të luftës - një sinjal se Kremlini mund t'i shohë sanksionet perëndimore si një kërcënim të barabartë me agresionin ushtarak. Sanksionet e shpallura ditët e fundit përfshijnë heqjen e bankave kryesore ruse nga sistemi SWIFT. Rubla ka rënë ndjeshëm që atëherë.
Në vitin 2018, Putini i tha një audience se Rusia nuk do të godiste e para në një konflikt bërthamor, por paralajmëroi për hakmarrje ndaj një sulmi të afërt të armikut, duke shtuar me një buzëqeshje: “Ne do të ishim viktima të agresionit dhe do të shkonim në parajsë si martirë. Dhe ata thjesht do të vdesin dhe nuk do të kenë as kohë të pendohen.”
James M. Acton, bashkëdrejtor i Programit të Politikës Bërthamore në organizatën “Carnegie Endowment for International Peace”, tha se ai nuk besonte se lufta bërthamore ishte e afërt, por kishte potencial real për përshkallëzim. Një mundësi tjetër ishte se Putini do të përdorte taktika gjithnjë e më brutale jo-bërthamore në Ukrainë.
Jeffrey Lewis, një ekspert i politikës bërthamore në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare në Middlebury, tha se nuk ishte i shqetësuar tani për tani për një përshkallëzim bërthamor. Por një rrezik i dërgimit të sinjaleve publike për armët bërthamore është se ato mund të jenë të vështira për t'u interpretuar, tha zoti Lewis, ashtu siç bota po përpiqet tani të kuptojë lëvizjet dhe synimet e fundit të Putinit.
"Ai është i izoluar dhe merr vendime të këqija dhe po humbet," tha Lewis. "Dhe kjo është e rrezikshme." VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38