Flash News

Bota

Sllovenia merr presidencën e Bashkimit Europian mes shumë pikëpyetjesh

Sllovenia merr presidencën e Bashkimit Europian mes shumë
Janez Jansa

Kryeministri Slloven Janez Jansa merr sot frenat e presidencës së rradhës së BE nga Portugalia. Sllovenia e merr drejtimin për herë të dytë në historinë e vendit.

Kjo vjen mes shqetësimeve dhe pas grindjeve të tij me Brukselin për sundimin e ligjit, lirinë e shtypit dhe stilin e tij gjithnjë e më autokratik. Aktualisht blloku ka dyshime dhe mosbesueshmëri ndaj Sllovenisë.

Në vitin 2008, Sllovenia u konsiderua një student model në Evropë dhe presidenca u festua si një moment historik në rrugën e vendit të ish-Jugosllavisë drejt pavarësisë.

Jansa konservatore ishte atëherë në pushtet. Por që prej asaj kohe ai është larguar nga vlerat liberale dhe kritikët e tij e akuzojnë atë për kopjimin e autoritarizmit të aleatit të tij populist Viktor Orban, raportojnë mediat e huaja.

Një ndër sfidat e Sllovenisë është edhe integrimin i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Prioritet mbetet lufta kundër COVID-19 dhe rihapja e ekonomisë së BE, ndërsa vendet përgatiten të marrin pjesën e tyre të paketës së rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro.

Të fundit