Flash News

Bota

Sot hyn në fuqi certifikata dixhitale e Covid-19/ Qytetarët e BE-së mund të lëvizin lirisht brenda bllokut

Sot hyn në fuqi certifikata dixhitale e Covid-19/ Qytetarët e

Leja e re e udhëtimit në të gjithë BE-në, certifikata dixhitale e Covid-19 hyn zyrtarisht në fuqi ditën e sotme. Qëllimi i saj është që t'ju mundësojë qytetarëve të lëvizin lirisht dhe pa u karantinuar brenda vendeve të bllokut.

Përdorimi i sja vjen në një kohë, kur varianti Delta i Covid-19 është kthyer në shqetësim për vendet e BE-së dhe gjithë botën, pasi ka sjellë rritje të ndjeshme të rasteve. Gjithashtu ka sjellë edhe politika të ndryshme për udhëtimet, pasi shtetet kanë mbajtur qëndrime jo të njëjta.

Mediat e huaja raportojnë se industria e linjave ajrore ka paralajmëruar kaos në aeroporte gjatë verës, nëse nuk do të ketë një koordinim më të mirë.

Dokumenti - i disponueshëm në formë dixhitale ose letër - do të përfshijë informacione në lidhje me vaksinimin, testet dhe shërimin nga sëmundja. Qytetarët e BE-së mund të pajisjen me lejen, nëse plotësojnë të paktën një nga tre elemente. Gjithashtu do të pranohen të dy testet PCR dhe ai i antigjenit.

"Certifikata dixhitale e BE-së COVID (EUDCC)", siç dihet zyrtarisht, është falas dhe duhet të njihet nga të 27 vendet e BE-së si dhe nga Zvicra, Lihtenshtajni, Islanda dhe Norvegjia.

BE është në bisedime me disa vende të tjera, të tilla si Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, mbi njohjen reciproke dhe funksionimin e dokumenteve të lidhura me COVID.

Sipas Komisionit Evropian, të gjitha vendet anëtare duhet të jenë në dispozicion të enjten për të lëshuar dhe pranuar lejen - përveç Irlandës, e cila mund të vonojë ta bëjë këtë për shkak të sulmeve kibernetike.

Deri të mërkurën në mbrëmje, 21 shtete të BE ishin tashmë të lidhura në rrjetin e sistemit dhe gjashtë të tjerët ishin teknikisht të gatshëm. Disa vende tashmë kanë filluar të përdorin certifikatën e re shëndetësore që në qershor.

Vendet janë të detyruara të pranojnë vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer / BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Të fundit