Flash News

Bota

Spanja lehtëson procedurat e marrjes së lejes së qëndrimit dhe punës për emigrantët

Spanja lehtëson procedurat e marrjes së lejes së qëndrimit

Spanja do të lehtësojë procedurat e marrjes së lejes së qëndrimit dhe asaj të punës për emigrantët e rinj. Sipas rregullave të reja, emigrantët do të kenë të drejtë për dokumente pas tre muajsh në Spanjë, ndërkohë që aktualisht është për nëntë muaj.

Fëmijët e pashoqëruar gjithashtu do të duhet të dëshmojnë se marrin 470 € në muaj nga një program mbështetës i sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të marrin leje qëndrimi dhe pune.

Më parë ata duhet të tregonin të ardhura më të larta për të marrë një leje qëndrimi. Rreth 15,000 refugjatë pritet të përfitojnë nga ndryshimet e prezantuara dje.

Qeveria spanjolle thotë se vendimi synon integrimin e emigrantëve, të cilët mund të braktisen nga autoritetet. Organizatat joqeveritare i kanë bërë presion Madridit për vite me radhë për të bërë ndryshimet në rregulloret e imigracionit.

Spanja është përpjekur të përballojë ardhjet e mëdha të emigrantëve nga Afrika vitet e fundit, shumica nga deti. Më shumë se 30,000 emigrantë kanë hyrë në Spanjë deri më tani këtë vit, 37% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Kombeve të Bashkuara.

Burimi: Euronews

Të fundit