Flash News

Bota

Spanja regjistron temperatura -25C pas stuhisë së borës

Spanja regjistron temperatura -25C pas stuhisë së borës

Njerëzit në Spanjën qendrore po përballen me një mot ekstrem me temperatura deri në -25 gradë Celcius, pas reshjeve me intensitet të lartë të borës fundjavën e fundit. Zyrtarët kanë paralajmëruar të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur për shkak të motit të keq dhe dy viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë.

Temperatura u ul në -25C (-13F) në Molina de Aragón dhe Teruel, duke shënuar temperaturat më të ftohta në Spanjë për të paktën 20 vitet e fundit, shkruan BBC

Bora e lënë nga Stuhia Filomena është kthyer në akull, duke krijuar probleme për transportin dhe sektorë të tjerë në mbarë vendin.

Të fundit