Flash News

Bota

Spitalet janë në limitet e kapaciteteve, krerët e BE-së diskutojnë për prodhimin e vaksinave brenda bllokut

Spitalet janë në limitet e kapaciteteve, krerët e BE-së
Foto ilustruese

Krerët e BE-së zhvilluan një video-konferencë, ku folën se si duhet të shpejtojnë përhapjen e vaksinave në bllok.

Përhapja e varianteve më ngjitëse të virusit ka çuar në limetet e kapaciteteve spitalet në disa vende. Kjo po shoqërohet edhe me mungesën e vaksinave në Evropë. Nisur nga kjo situatë, disa nga vendet anëtare të Bashkimit Europian vendosën masa të rrepta gjatë periudhës së Pashkëve.

Tre muaj pasi filluan fushatat e vaksinimit, më pak se 5% e 450 milionë banorëve të BE-së janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Duke folur në takimin virtual, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se problemet me shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit kanë theksuar nevojën që BE të dyfishojë përpjekjet e saj për të prodhuar doza brenda bllokut.

Të mërkurën, Komisioni Evropian nxorri një plan për të bllokuar eksportet e dozave në çdo vend që nuk vlerësohet se po "luan drejtë". Por propozimi i komisionit është pritur mirë nga të gjithë.

Disa vende janë kundër, pasi mendojnë se minon reputacionin e BE-së, si një bllok i hapur tregtar. Të tjerë thonë se është një mjet vendimtar për të garantuar marrjen e dozave në bllok.

Burimi: Euronews

Të fundit