Flash News

Bota

Stoltenberg: I gatshëm të takohem me Vuçiç

Stoltenberg: I gatshëm të takohem me Vuçiç

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur gatishmëri për t’u takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Nga Samiti i NATO-s në Vilnius, Stoltenberg tha se ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Vuçiç, teksa kërkoi shtensionimin e situatës në Kosovë.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe patjetër që jam i gatshëm të takohem. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shtensionojnë situatën dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën në rajon”, tha Stoltenberg.

Duke folur në konferencën për media para fillimit të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Stoltenberg përsëriti se NATO është në Kosovë për të garantuar siguri dhe stabilitet në rajon.

Të fundit