Flash News

Bota

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin 2023

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin

NATO duhet të rrisë prodhimin e saj të armëve derisa lufta në Ukrainë po zvarritet dhe nevoja e Kievit për material ushtarak rritet, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

"Për shembull për artileri, na duhet një sasi e madhe e municionit dhe kemi nevojë për pjesë këmbimi”, tha kreu i aleancës ushtarake për BBC-në.

“Ne duhet të rrisim prodhimin dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjnë aleatët.

Ajo që kemi parë është se Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë nga qëllimi i saj i përgjithshëm për të marrë kontrollin mbi Ukrainën. Forcat ukrainase patën momentin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar", shtoi ai.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas të hënën thanë se Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar pjesë të Ukrainës dhe dhjetëra u rrëzuan.

 

Të fundit