Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Stoltenberg për REL-in: Jam i bindur se Ukraina do të jetë e suksesshme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i takon Kievit të vendosë se kur është koha e duhur për të nisur një ofensivë të re kundër ushtrisë pushtuese ruse.
Ai tha se, bazuar në atë se sa kanë arritur forcat ukrainase deri më sot, ai është i bindur se Ukraina d o të jetë e suksesshme”.
Stoltenberg i bëri komentet në një intervistë dhënë Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, si dhe kanalit Current Time.
Të premten e 21 prillit, ai mori pjesë në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili u mbajt në bazën ajrore, Ramstein, në Gjermani.
Stoltenberg përsëriti deklaratën që bëri një ditë më parë në Kiev, se NATO-ja ka vendosur që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës, por së pari duhet të mbizotërojë kundër Rusisë.
“Përgjegjësia jonë si aleatë dhe partnerë të NATO-s është të ofrojmë sa më shumë pajisje dhe mbështetje për Ukrainën. E gjithë kjo mbështetje ka bërë një ndryshim të madh në fushëbetejë”, tha Stoltenberg.
“Duhet të kujtojmë se Ukraina ka qenë në gjendje t’i largojë forcat ruse nga Kievi në veri... dhe më pas në [frontin] lindor - Harkiv - dhe më pas në jug dhe rreth Hersonit”, shtoi ai.
“Forcat e armatosura ukrainase, trimëria e tyre, guximi i kombinuar me furnizime nga aleatët dhe partnerët e NATO-s, kanë treguar se ato kanë aftësi për të çliruar territore”, theksoi shefi i NATO-s në intervistën dhënë REL-it.
Radio Evropa e Lirë: A mund të fitojë Ukraina në fushën e betejës, marrë parasysh faktin se furnizimi me avionë dhe armë me rreze të gjatë veprimi është duke u bllokuar nga partnerët e Ukrainës? Siç e dini, Rusia aktualisht ka epërsi ajrore...
Jens Stoltenberg: Para së gjithash, mbrojtja ajrore është e rëndësishme dhe mund të bëhet me sisteme tokësore dhe me avionë. Fokusi tani është te sistemet e bazuara në tokë. Ukraina ka pranuar disa avionë nga Polonia dhe Sllovakia. Por, unë mendoj se duhet të bëjmë vlerësime dhe diskutime të mëtejshme për sistemet e reja, përfshirë avionët.
Gjëja më e rëndësishme është të sigurohemi se të gjitha sistemet që janë tashmë atje, funksionojnë siç duhet. Kjo do të thotë se kemi nevojë për një sasi të madhe municionesh, pjesë këmbimi, mirëmbajtje, pajisje riparimi, për t’u siguruar që mijëra sisteme funksionojnë siç duhet. Kështu që, unë mendoj se mbajtja e këtij qëndrimi nga ana jonë është e rëndësishme, ndoshta edhe më e rëndësishme sesa diskutimi i sistemeve të reja.
Radio Evropa e Lirë: Sipas vlerësimeve tuaja, edhe sa kohë do të jetë e aftë Rusia të vazhdojë luftën kundër Ukrainës?
Jens Stoltenberg: Nuk do të spekuloj për këtë, sepse lufta, ose luftërat, janë të paparashikueshme për nga natyra. Dhe kurrë nuk duhet t’i nënvlerësojmë rusët. Ata kanë dëshmuar gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë veprime agresive kundër Ukrainës.
Lufta nuk ka filluar vitin e kaluar. Ka filluar në vitin 2014. Kjo është pikërisht arsyeja e mesazhit për të gjithë aleatët dhe partnerët e NATO-s, si dhe për Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën - se ne duhet të jemi gati t’i qëndrojmë krah Ukrainës për një kohë të gjatë, sado që është e nevojshme.
Mesazhi im për presidentin [e Ukrainës, Volodymyr] Zelensky dje [20 prill] në Kiev ka qenë se NATO-ja e ka mbështetur Ukrainën për shumë vite dhe se ne vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën sot, derisa ajo vazhdon të luftojë agresionin e presidentit [rus, Vladimir] Putin kundër vendit tuaj. Dhe, ne do të jemi me Ukrainën në të ardhmen, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Do të ishte tragjedi për ukrainasit nëse presidenti Putin fiton, por edhe rrezik për aleatët e NATO-s. Do të dërgonte një mesazh për të gjithë liderët autoritarë se kur përdorin forcën ushtarake për të marrë atë që duan, ata do ta bëjnë botën më të rrezikshme dhe aleatët e NATO-s më të cenueshëm. Kështu që, mesazhi im për aleatët e NATO-s është se është në interesin tonë të sigurisë që të garantojmë se Ukraina fiton dhe mbijeton si një vend sovran.
Radio Evropa e Lirë: Mediat, veçanërisht Bloomberg, aktualisht po përhapin informacione - bazuar në burime natyrisht - se presidenti francez, Emmanuel Macron, synon ta përfshijë Kinën në tryezën e bisedimeve me rusët dhe ukrainasit. A jeni të informuar për këtë nismë dhe si e vlerësoni?
Jens Stoltenberg: Para së gjithash, unë mendoj se Ukraina duhet të vendosë se kur është koha dhe kur lejojnë kushtet negociata për të ardhmen e saj. Së dyti, nuk ka shenja se presidenti Putin është gati për paqe. Ai po përgatitet për luftë. Dhe, së treti, ajo që ne dimë - megjithëse është shumë e vështirë të parashikohet përfundimi i kësaj lufte - është se lufta do të përfundojë.
Ne e dimë se nëse përfundon në tryezën e bisedimeve, ajo që ndodh në atë tryezë negociuese, është e lidhur në mënyrë të pandashme me situatën në fushëbetejë.
Pra, mënyra e vetme për të siguruar se presidenti Putin është i gatshëm ta pranojë Ukrainën si një vend sovran, të pavarur, dhe se kemi një zgjidhje të pranueshme, është që ne të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën, për të forcuar rolin e saj në çdo negociatë të mundshme në të ardhmen.
I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme, na takon neve të sigurojmë që Ukraina ka forcë në fushëbetejë, e që na lejon të sigurojmë një zgjidhje të pranueshme për këtë luftë.
Radio Evropa e Lirë: Keni thënë se të gjithë aleatët e NATO-s, më në fund, bien dakord se Ukraina duhet të bëhet pjesë e kësaj aleance. A do të jetë e mundur për Ukrainën... apo cilat janë shanset për të fituar anëtarësim gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius [që do të mbahet në korrik]?
Jens Stoltenberg: Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që NATO-ja ka vendosur që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës. Unë kam deklaruar se Ukraina ka çdo të drejtë për një vend në familjen euroatlantike, si anëtare e aleancës, dhe për mbështetjen që ne i japim.
Gjithashtu, pres që aleatët të bien dakord për një program shumëvjeçar, përmes të cilit ne do ta ndihmojmë Ukrainën që të kalojë nga standardet, pajisjet dhe doktrinat e epokës sovjetike në standardet e NATO-s. Doktrinat do ta ndihmojnë Ukrainën që të shkojë drejt anëtarësimit në NATO.
Megjithatë, fokusi kryesor tani, natyrisht, është të sigurohemi që Ukraina fiton dhe jo presidenti Putin, sepse ne kemi nevojë për Ukrainën si një vend sovran dhe i pavarur në Evropë.
Radio Evropa e Lirë: Gjatë rrugës për në NATO, Ukraina ka kërkuar një lloj garancie të sigurisë për të parandaluar sulmet e ardhshme mbi sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Në çfarë niveli është ky diskutim tani, për çfarë janë gati aleatët? Çfarë garancish mund të jepen dhe cilat vende janë të përfshira?
Jens Stoltenberg: Është ende herët për të thënë diçka. E përsëris, ne nuk e dimë se si dhe kur do të përfundojë kjo luftë. Ajo që dimë, është se kur të mbarojë, duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet, që presidenti Putin nuk mund të vazhdojë ta shkatërrojë sigurinë e Evropës duke nisur luftëra të reja, duke bërë një luftë tjetër kundër Ukrainës.
Pra, ne duhet të ulemi dhe të flasim për një kornizë të fortë, për një marrëveshje sigurie, që siguron se presidenti Putin nuk mund të vazhdojë të sulmojë një komb sovran dhe të pavarur.
Nuk mund t’ju them saktësisht se si do të duket, por thjesht po them se përgjegjësia është e të gjithë neve për të siguruar që modeli i sjelljes agresive të presidentit Putin, ndalet. Prandaj, ne duhet të diskutojmë gjithashtu se si ta parandalojmë këtë në të ardhmen. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38