Flash News

Bota

Studim në vatrën e 'Omicron' në Afrikën e Jugut, gjetjet

Studim në vatrën e 'Omicron' në Afrikën e Jugut,

Të dhënat fillestare nga një kompleks i madh spitalor në epiqendrën e Omicron të Afrikës së Jugut tregojnë se ndërsa numrat e rasteve me Covid-19 janë rritur, por pacientët kanë nevojë për më pak ndërhyrje mjekësore.

Kompleksi Spitalor i Qarkut Steve Biko dhe Tshëane në Pretoria pati 166 shtrime të reja midis 14 nëntorit dhe 29 nëntorit, me 42 pacientë aktualisht në repartet e Covid, sipas një raporti që tregon përvojën e hershme të pacientëve në grupin spitalor.

Shumica fillimisht kërkuan trajtim për sëmundje që nuk kishin lidhje me koronavirusin dhe më pas u mësua se ishin te infektuar. Kjo përfaqëson vetëm dy javët e para të valës së Omicron në Tshëane dhe "profili klinik i pacientëve të pranuar mund të ndryshojë ndjeshëm gjatë dy javëve të ardhshme", tha Fareed Abdullah, drejtor i Këshillit të Kërkimeve Mjekësore të Afrikës së Jugut.

Çfarë kanë konstatuar në dy javë:

- Shumica e pacientëve nuk kanë nevojë për oksigjenoterapi

- Nga 38 të rritur në repartet Covid, gjashtë ishin të vaksinuar, 24 ishin të pavaksinuar dhe tetë kishin status të panjohur vaksinimi

- Rreth 80% e të shtruarëve ishin më të rinj se 59-vjeç. Rreth 19% ishin fëmijë deri në 9-vjeç dhe 28% ishin pacientë të moshës 30 deri në 39 vjeç

- Repartet pediatrike Covid nuk raportuan asnjë vdekje gjatë dy javëve të fundit. Fëmijët përbënin 17% të viktimave gjatë 18 muajve të mëparshëm

- Dhjetë nga pacientët  humbën jetën megjithëse nuk është përcaktuar se shkaku ishte omicron

- Numri i vdekjeve mund të rritet. Trendi do të bëhet më i qartë gjatë dy javëve të ardhshme,  kohë e mjaftueshme për të parë nëse rastet përkeqësohen

- Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në pavijonet e Covid-it ishte 2.8 ditë kundrejt 8.5 ditëve për 18 muajt e fundit

Burimi: Bloomberg

Të fundit