Flash News

Bota

Stuhi shiu dhe rrufe, Greqia përfshihet nga moti ekstrem

Stuhi shiu dhe rrufe, Greqia përfshihet nga moti ekstrem

Greqia është përfshirë nga një stuhi shiu, pas disa javësh me temperatura ekstreme të larta, të cilat u bën shkak edhe për zjarre në disa rajone të vendit.

Sipas rrjetit të stacioneve automatike meteorologjike të Observatorit Kombëtar të Athinës, reshjet më të mëdha janë regjistruar kryesisht në pjesë të Maqedonisë dhe Tesalisë, me vlerën më të madhe prej 94.8 mm në stacionin meteorologjik në Eptalofos, Kilkis.

Njëkohësisht, analiza e të dhënave nga sateliti meteorologjik evropian të gjeneratës së tretë, Meteosat-12, dhe instrumenti Lightning Imager (LI), tregoi se deri në orën 18:40 të ditës së enjtes janë regjistruar mbi 10,000 shkarkesa elektrike, rrufe.

Të fundit