Flash News

Bota

Stuhia vdekjeprurëse ndërpret transportin, cilësohet si më e fuqishmja e shekullit në Kanada

Stuhia vdekjeprurëse ndërpret transportin, cilësohet si më e

Një stuhi vdekjeprurëse ka goditur Kanadanë, e cila është përshkruar nga zyrtarët si një ngjarje moti që ndodh një herë në shekull. Studhia ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore rreth Vankuverit, raporton BBC.

Dy autostrada që lidhin qytetin e Bregut Perëndimor u mbyllën pasi u dëmtuan nga përmbytjet e rënda. Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë masive, e cila nisi të hënën.

Një grua humbi jetën pas një rrëshqitje dheu në autostradë dhe ekipet e shpëtimit thonë se të paktën dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ende nuk ka një numër të automjeteve që kanë mbetur të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut. Ministri i Transportit, Rob Fleming, tha në një konferencë shtypi se ishte "stuhia më e keqe e motit në një shekull".

Të fundit