Flash News

Bota

Sudimi i fundit: Një dozë e vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer ul rrezikun e infeksionit me 62%

Sudimi i fundit: Një dozë e vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer ul
Foto ilustruese

Një dozë e vetme e vaksinës Pfizer ose AstraZeneca ishte efektive 62% ndaj Covid-19.

Studimi u krye nga një ekip në "University College London". Një tjetër gjetje është se ata që preken nga koronavirusi, pasi kanë marrë një dozë janë më pak infektues.

"Të dhënat tona sugjerojnë që të dyja vaksinat janë efektive tek të rriturit e moshuar," tha Dr Maddie Shrotri i UCL.

Studimi analizoi të dhënat e rezultateve të testit të koronavirusit për 10,412 persona, të gjithë të moshës mbi 65 vjeç, në 310 shtëpi sociale.

"Gjetjet tona tregojnë se një dozë e vetme ka një efekt që vazhdon nga katër javë në të paktën shtatë javë pas vaksinimit," tha Dr Laura Shallcross, një konsulente e mjekësisë së shëndetit publik në Institutin e Informatikës së Shëndetit në UCL.

Rreth një e katërta e vdekjeve nga koronavirusi në Angli dhe Uells ka ndodhur në shtëpitë e kujdesit, sipas të dhënave të fundit nga Zyra e Statistikave Kombëtare.

Burimi: BBC

Të fundit