Flash News

Bota

Viktimat e Covid-19, presidenti i Brazilit nën akuzë për krime kundër njerëzimit

Viktimat e Covid-19, presidenti i Brazilit nën akuzë për krime

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro po përballet me akuzat e lidhur me vdekjet e pacientëve të infektuar me Covid-19, për të cilat Brazili duket se ka arritur një rekord.

Mediat e huaja raportojnë se shkak për akuzat ndaj Bolsonaros është bërë një raport me 1.078 faqe ku jepet një portret shkatërrues i neglizhencës, paaftësisë dhe mohimit të shkencës duke bërë që pjesa më e madhe e atyre që e kanë studiuar raportin, të besojnë se situata me fatalitetet e Covid-19është një përgjigje e administratës së Bolsonaros.

Pandemia Covid-19 ka vrarë në Brazil më shumë se 600 mijë njerëz. Sipas raportit, “vendimi i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i Bolsonaros për të vonuar blerjen e vaksinave antiCovid, çoi në vdekjen e pacientëve.”

Javët e fundit zyrtarët dhe aleatët kryesorë të Bolsonaro, përfshirë ministrat e shëndetësisë të mëparshëm dhe në shërbim, janë tërhequr para seancave televizive, mes zemërimit në rritje të publikut mbi sjelljen e qeverisë federale.

Bolsonaro injoroi paralajmërimet e përsëritura për Covid-19. Draft-raporti akuzon udhëheqësin e ekstremit të djathtë të Brazilit për gjithsej 11 krime, përfshirë krime kundër njerëzimit, nxitje të krimit dhe sharlatanizëm, për promovimin e mjeteve joefektive siç është ilaçi antimalarial hidroksilklorina.

 

Të fundit