All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Talebanët të arrestojnë 'djemtë' e serialit "Peaky Blinders"

All - Paragraf - 1

Talebanët të arrestojnë 'djemtë' e serialit

Katër djem nga Afganistani u urdhëruan të paraqiteshin në qeverinë talebane të vendit dhe u paralajmëruan për veshjen me kostume të frymëzuara nga seriali televiziv “Peaky Blinders”.

All - Paragraf - 3

Talebanët morën kontrollin e vendit në vitin 2021 dhe qeverisin përmes interpretimit të tyre të ligjit islamik të Sheriatit, një kod ligjor dhe moral që përcakton rregulla rreth sjelljes në shoqëri.

Pas videove të grupit me veshjet e tyre që u postuan në internet, djemtë u urdhëruan të paraqiteshin në "policinë e moralit" të talebanëve të dielën për t'u marrë në pyetje.

Një zëdhënës i talebanëve, Saiful Islam Khyber, i tha BBC-së se kostumet ishin "në konflikt me vlerat afgane dhe islame".

"Vlerat në serialin Peaky Blinders janë kundër kulturës afgane", vazhdoi ai. "Veshjet që ata mbanin nuk kanë asnjë identitet afgan dhe nuk përputhen me kulturën tonë. Së dyti, veprimet e tyre ishin një imitim i aktorëve nga një film britanik. Shoqëria jonë është myslimane; nëse do të ndjekim ose imitojmë dikë, duhet të ndjekim paraardhësit tanë të drejtë fetarë në çështje të mira dhe të ligjshme."

Të fundit