Flash News

Bota

Talebanët ‘të prerë’ me SHBA-në: Nuk do të bashkëpunojmë për të luftuar IS-in

Talebanët ‘të prerë’ me SHBA-në: Nuk do të

Talebanët i kanë thënë “jo” bashkëpunimit me SHBA-në për të luftuar anëtarët e grupit islamik IS dhe grupet e tjera ekstremiste në Afganistan.

Sipas REL, zyrtarët amerikanë dhe ata talebanë po takohen në Doha të Katarit, si një takim i parë mes dy palëve që kur militantët morën kontrollin e Afganistanit.

“Ne do të jemi në gjendje që të përballemi vetë me Daesh-in”, tha për AP-në zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, duke iu referuar IS-it me akronimin në gjuhën arabe.

Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë komentuar për takimet, që u mbajtën më 9 tetor dhe janë planifikuar të mbahen edhe më 10 tetor.

Afganistani ka qenë në shënjestër të grupeve ekstremiste islamike të IS-it, që kur liderët talebanë morën kontrollin e vendit.

Sulmi më i përgjakshëm, për të cilin IS-K ka marrë përgjegjësinë ishte sulmi vetëvrasës jashtë një xhamie shiite në provincën afgane të Kunduzit më 8 tetor, ku është raportuar për mbi 100 persona të vrarë dhe të lënduar.

Të fundit