Flash News

Bota

Talebanët zëvëndësojnë Ministrinë për Çështjet e Grave, kufizohen më tej të drejtat

Talebanët zëvëndësojnë Ministrinë për

Udhëheqësit talebanë në Afganistan kanë krijuar një ministri për "përhapjen e virtytit dhe parandalimin e veseve" në ndërtesën që dikur ishte ministria e Çështjeve të Grave.

Mediat e huaja raportojnë se ky vendim ishte shenja e fundit shqetësuese se talebanët po kufizojnë të drejtat e grave, pak kohë pasi morën në dorë gjithë vendin.

Në periudhën e tyre të parë të sundimit në vitet 1990, talebanët u mohuan vajzave dhe grave të drejtën për arsimim dhe iu ndaluan atyre jetën publike.

Një tjetër ngjarje ka ndoshur sot në Afganistan. Si pasojë e një shpërthimi në provincën Jalalabad kanë mbetur të pajetë tre persona dhe plagosur 20 të tjerë, thanë dëshmitarët. Dyshohet se ka qenë një sulm i ISIS.

Të fundit